Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 13 shtatorit, në ujrat jashtë Singaporit.

Dy anije, njëra e llojit cisterne indoneziane dhe tjetra dominikane, janë përplasur dhe pesë marinarë janë zhdukur.

Ngjarja ka ndodhur rreth 1.7 milje detare në jug-perëndim të Ishullit të Motrave.

Një bordin e anijes dominikane ishin 12 marinarë, 11 shtetas kinezë dhe një malajzian. Shtatë nga shtetasit kinezë janë shpëtuar dhe u dërguan në spital ndërsa 5 prej tyre rezultojnë të humbur.

Ndërsa 26 anëtarët e ekuipazhit të anijes indoneziane nuk janë plagosur. Anija dominikane u përmbyt pjesërisht ndërsa anija cisternë u dëmtua vetëm në njërën anë, tha Autoriteti Portual Detar i Singaporit raporton BBC.

Autoritetet po kyejnë operacion kërkim-shpëtimi me një helikopter dhe anije.

Aksidenti ka ndodhur në më pak se një muaj kur një anije amerikane u përplas me një anije cisternë në afërsi të Singaporit duke lënë të vdekur 10 anëtarë të ekuipazhit të SHBA.