Nis operacioni ushtarak i Turqisë, zhvillohen luftime të ashpra në territorin sirian

10/10/2019 - 15:58

Ushtria turke vazhdoi të enjten ditën e dytë të ofensivës kundër milicive kurde, që kontrollojnë territorin e Sirisë përgjatë kufirit me Turqinë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare për operacionin ushtarak në lindje të lumit Eufrat, duke përsëritur se ofensiva ka për qëllim “të eliminojë terrorin” përgjatë kufijve të Turqisë.

Erdogan po ashtu tha se forcat e armatosura turke, deri tani, “i kanë neutralizuar” gjithsej 109 “terroristë”, duke iu referuar milicive kurde. Më herët, forcat e armatosura turke thanë se kanë goditur 181 caqe me sulme ajrore, që nga fillimi i operacionit të mërkurën.

Forcat Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, raportuan për “përleshje të rënda” në fshatrat kufitare. Operacioni turk filloi pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga këto zona. Vendimi nxiti kritika dhe shqetësime sidomos për civilët sirianë.

Prej disa muajsh Turqia ka kërcënuar se do të nisë operacionin ushtarak në kufirin e saj me Sirinë, duke thënë se dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” atje, ku edhe do të dërgonte miliona refugjatë sirianë. Turqia i konsideron milicitë kurde në Siri si pjesë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar për autonominë kurde brenda Turqisë për tri dekada me radhë.

Këto milici, megjithatë, e mohojnë çdo lidhje të drejtpërdrejtë organizative me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Milicitë kurde kanë qenë aleate të forcave amerikane në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të paktën zyrtarisht, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë një nga temat e samitit Franko-Gjerman, që u zhvillua në Toulouse.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile dhe se kë

Dymbëdhjetë kandidatë demokrat për zgjedhjet presidenciale 2020, u përfshinë të martën mbrëma në një debat të ndezur duke kërkuar përball

Na ndajnë vetëm disa orë nga vendimi për Brexit.

Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me ritme shumë të shpejta. Në pesë vitet e fundit alpet e Zvicrës kanë humbur 1 të 10 e akullit.

Dy studentë italianë, të moshës 25 dhe 26 vjeç, pasi kanë përdhunuar një vajzë të dehur 25-vjeçare, në depon e një klubi nate në Londër,

Këngëtarja koreane e popit, Sulli ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri.