Takis-Rottapharm është vaksina italiane e cila po testohet si fillim në pjesën veri-lindore të Milanos. Vullnetari i parë i cili do i nënshtrohet vaksinës në fazën e dytë do të jetë një 21-vjeçar.

Pas vaksinimit të parë mjekët do të presin dy ditë për të parë nëse ka ndonjë efekt anësor, dhe më pas dy vullnetarët të tjerë do të vaksinohen në javët e ardhshme.   

Në fazën e parë ajo solli rezultate shumë të mira dhe asnjë prej vullnetarve nuk kishte efekte anësore. Eksperimentimi do të shtrihet gjithashtu në Spallanzani në Romë dhe në Pascale në Napoli. 

Nëse të gjitha vaksinat e tjera inokulohen me shiringë, Takis ka nevojë për një mjet që duket si armë pra si një lloj pistolete mjekësore.

Ajo përmban brenda një gjilpërë të vogël që injekton vaksinën. Sipas ekspertëve ajo jepet me një dozë të vetme dhe ka efikasitet deri në 92.5% e ngjashme me Pfizer.

Dhjetorin e kaluar shkencëtarët kryen një studim ku provuan nëse kjo vaksinë shkaktonte ndonjë sëmundje të rëndë. Rekrutimi i vullnetarëve për fazën 1 dhe 2 filloi në gusht, me shumë sukses. 

Eksperimentimi i një vaksine e aftë për t’u modifikuar teksa janë përhapur edhe variantet e reja të Covid përfaqëson një hap të rëndësishëm.

Kjo vaksinë ka një tjetër strukturë në krahasim me vaksinat e tjera të miratuara deri më tani. Ajo përmban një platformë AND-je e cila hyn në qeliza.

Takis vendosi të bashkohej me kompaninë e Rovati, Rottapharm të Monza, e cila ndjek më shumë pjesën rregullatore dhe të prodhimit. 

Takis më parë ka  bashkëpunuar me Oxford për zhvillimin e vaksinës së saj.