Një valë e rrezikshme të nxehti ka ngritur alarme këtë javë në gjithë Europën, për shkak se temperaturat pritet të arrijnë 40 gradë celsius.

Vendet perëndimore si Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia kanë marrë masa nga më ekstremet, aq sa kanë mbyllur edhe shkollat.

Njerëzit, ndërkohë, kanë pushtuar shatërvanet e lumenjtë, ndërsa turistët mbushin dyqanet e akulloreve.