Papa Francesku u detyrua që të anulojë një vizitë në Romë, ku do të takohej me klerikë te tjerë, për shkak të problemeve me shëndetin.

Papa ka shfaqur shenja të një sëmundjeje të lehtë, e kjo e detyroi që të mos marrë pjesë në një ngjarje në bazilikën e Shën Gjonit Lateran në Romë të enjten në mëngjes.

Një zëdhënës deklaroi se Papa për momentin po qëndron në Vatikan dhe se ai preferoi që të rrijë në qytet sesa të udhëtojë, shkruan Daily Mail.

Nuk ka asnjë komunikatë nga Vatikani se çfarë lloj sëmundjeje mund të ketë Papa, por ai u pa duke kollitur e peshërëtirë të mërkurën.

Sëmundja e Papës vjen një ditë pasi puthi kokën dhe preku fytyrat e disa njerëzve, në sheshin e Shën Pjetrit, duke thënë se ai kishte solidaritet me ata që vuanin nga koronavirusi.

Italia aktualisht është ndër vendet më të prekura europiane sa i takon sëmundjes të koronavirusit.