Shërbimi Kombëtar i Motit në Key West, Florida, njoftoi se ka marrë informacione se një meteor u pa në qiell mbi Florida Keys dhe pastaj u përplas në Kubën Perëndimore. Meteori e grisi qiellin para se të shpërthente dhe të binte si shi mbi shtëpitë në Kubë, raporton The Sun.

Vendasit në qytetin Venales njoftuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm gjatë ngjarjes. Korrespondenti i CNN në Havana, Patrick Oppman shpërndau fotografi të pjesëve të meteorit që thuhet se goditi shtëpinë e një banori.