Një person, aktivist për të drejtën e përdorimit të kanabisit, ka tentuar të vetëvritet në sallën e Parlamentit në Holandë, ku po mbahej një seancë e rregullt. Ai ka rënë nga ballkoni i sallës, ku qëndrojnë zakonisht gazetarët dhe është ndihmuar menjëherë nga deputetët.

Sipas asaj që raporton e përditshmja De Telegraaf, personi në fjalë që në fillim të seancës ishte parë në ankth, pas rënies ai u ndihmua dhe nga deputetët e pranishëm në sallë dhe u shoqërua për në spital. Në kohën e ngjarjes, fjalën e kishte deputeti Arno Rutte, i cili pa gjithë skenën.