Një polic belg është sulmuar nga një burrë në parkun Maximilien këtë mëngjes në veri të kryeqytetit belg. Polici i është përgjigjur duke hapur zjarr dhe duke e plagosur agresorin në gjoks dhe në këmbë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale të cilat citojnë zëdhënësin e Prokurorisë të kryeqytetit belg, sipas të cilit mbeten ende të panjohura shkaqet dhe motivet e gjestit.

Polici është shtruar në spital për shkak të plagëve të lehta dhe është jashtë rrezikut.