Një tjetër shtet i BE gati të legalizojë kanabisin

07/08/2019 - 22:46

Nëse në Amsterdam mund të blini kanabis në dyqane specifike dhe në Katalonjë mund të pini në disa lokale ku lejohet lënda narkotike, Luksemburgu ka vendosur të shkojë më tej duke legalizuar të gjithë tregun e kanabisit.

Është ministri i Shëndetësisë, Etienne Schneider, që kërkon legalizimin e kanabisit duke cituar kryesisht arsye shëndetësore, por edhe për të luftuar trafikantët që përfitojnë të fusin droga të rrezikshme.

“Politika jonë e drogës që kemi patur për 50 vite nuk ka funksionuar. Duke ndaluar çdo gjë e ka bërë edhe më interesante për të rinjtë”, thotë Schneider për ‘Politico’.

Propozimi i Schneider, i mbështetur edhe ministri i Drejtësisë, Félix Braz, parashikon që Luksemburgu të legalizojë të gjithë tregun e kanabisit, që nga dhënia e licencave dhe deri te konsumimi. Parashikohen disa rregulla strikte, si ndalimi i konsumimit për personat nën 18 vjeç apo shitja e kanabisit për turistët, për të shmangur në këtë mënyrë “turizmin e kanabisit”.

Nëse vendimi miratohet, Luksemburgu do i bashkohet Kanadasë, Uruguajit dhe 11 shteteve të SHBA-së ku tregu i kanabisit është i legalizuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes (24 jan

Forcohen hipotezat sipas të cilave epidemia e koronavirusit e ka pasur origjinën në një laborator në Wuhan, vendi ku shpërtheu fillimisht

Teksa pjesa lindore e Turqisë u godit mbrëmjen e djeshme nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, një ngjarje aspak

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç deklaroi se vendi i tij bashkëpunon ngusht me partnerët tjerë që, siç u shpreh, të zhbllokojë f

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 1.000 të tjerë mbetën të plagosur pas tërmetit që goditi Turqinë mbrëmjen e së

Pentagoni tha të premten se 34 ushtarakë amerikanë janë diagnostikuar me lëndime traumatike në tru, pas sulmeve me raketa nga Irani kundë

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi.

Mediat turke po transmetojnë pamje nga një pallat i tëri në flakë.