Nobelisti Michael Levitt, që parashikoi me saktësi matematikore sa do jetë numri i të infektuarve dhe viktimave në Kinë, thotë se epidemia po ngadalësohet në Itali dhe Nju Jork.

Levitt, një biofizikant i Stanfordit, tha se Italia dhe Nju Jorku po e marrin kthesën.

Nju Jorku, për të cilin shumëkush është mërzitur, po merr kthesën. Ky kamioni i quajtur COVID, i cili po ecte me shpejtësi drejt murit, nuk po shpejton më, i janë vendosur frenat dhe kjo do të thotë se Nju Jorku po e merr veten”,- thotë Levitt, raporton Daily Mail.

Edhe për Italinë dhe Zvicrën ai tha të njëjtën gjë. Së bashku me Spanjën, ai tha se e kanë kaluar pikun. SHBA, Italia dhe Spanja janë vendet q# kanë kaluar Kinën përsa i përket numrit të të prekurve, kurse Italia dhe Spanja kanë numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën. Italia numëron 11.591 persona të vdekur, ndërsa Spanja 7.340. SHBA kryeson listën e vendeve me më shumë të prekur, rreth 160 mijë persona.

Kurse për Britaninë, ai tha se të dhënat akoma nuk janë të qarta.

Më herët, Levitt tha se SHBA do të dalë nga kjo krizë më shpejt nga sa ishte menduar. Megjithatë, të gjithë të dhënat bazohen në projeksione matematikore.

Levitt po këshillon qeverinë e Izraelit për situatën dhe u bë i famshëm në Kinë, kur bëri parashikimet për krizën.