Një burrë në Indi ka vrarë me lopatë gruan e tij dhe ka plagosur rëndë të birin 22 vjeç për shkak se nuk iu shërbye sallata në kohë.

Sipas mediave vendase 48-vjeçari Murli Kumar u kthye në shtëpi i dehur dhe kërkoi me ngulm një sallatë.

Askush nuk e dinte, se kjo kërkesë dhe vonesa e shërbimit të sallatës në tavolinë do t’i merrte jetën Sudesh, gruas së 48-vjeçarit, i cili i revoltuar mori lopatën dhe pa mëshirë e ka goditur atë derisa dha frymën e fundit.

Teksa qëllonte gruan e gjorë, djali i tyre 22-vjeçar është munduar të shpëtonte të ëmën, por Kumar i verbuar nga inati dhe pija qëlloi edhe atë, duke i dhënë goditje që i shkaktuan plagë të rënda.

Autori i krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është fshehur në një pyll pranë shtëpisë, aty ku edhe pas kërkimeve e gjeti policia dhe e arrestoi.