Kryeministri i Rumanisë, Florin Citu ka shkarkuar nga detyra ministrin e Shëndetësisë, Vlad Voiculescu. 

Citu tha në një deklaratë mëngjesin e së mërkurës se ky vendim ishte marrë pasi mininistri i Shëndetësisë nuk e ka menaxhuar si duhet situatën e pandemisë.

Vendimi i Kryeministrit erdhi menjëherë pasi ministria e Shëndetësisë publikoi në Fletoren Zyrtare një dekret që lehtëson kriteret për zbatimin e karantinës në zonat ku shkalla e infeksionit me koronavirus është e lartë. Sipas mediave lokale, kryeministri nuk ishte në dijeni të një dekreti të tillë dhe nuk e miratoi atë.

Mediat e huaja raportojnë se zv/kryeministri Dan Barna është emëruar ministër i përkohshëm i shëndetësisë. Rumania është një ndër vendet më të prekura nga Covid, ku deri më tani janë regjistruar 1,016,449 raste dhe 25,605 viktima.