"Nuk mund të marr frymë", protesta dhe përleshje në SHBA

30/05/2020 - 19:03

Protestuesit janë përplasur me forcat e sigurisë në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd në duart e autoriteteve në Mineapolis ditë më parë.

Qindra njerëz kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë, duke brohoritur “nuk mund të marr frymë”, fjalët të cilat i kishte thënë Floyd. Shtëpia e Bardhë u vendos në izolim të premten për shkak të kërcënimeve për sigurinë. Minesota, Nju Jorku dhe Atlanta kanë nuk kanë pushuar nga protestat e dhunshme për ditë me radhë, në kërkim të drejtësisë për Floyd.

Protestuesit i kanë vendosur zjarrin një stacioni të policisë në Mineapolis dhe veturave. Në Atlanta u shpall gjendje e jashtëzakonshme në disa zona për të ruajtur qytetarët dhe pronat, pasi shumë ndërtesa u sulmuan nga protestuesit.

Policët po ndiqnin veturën me të cilën po udhëtonte Floyd, nën dyshimin për përdorim të parave të falsifikuara. Sipas policisë, atij iu tha që të largohej nga makina dhe ai tregoi rezistencë fizike, pas së cilës u prangos. Videot treguan sesi një polic i bardhë bëri presion me gju në qafën e tij, teksa ka tentuar ta arrestojë, ndërsa Floyd dëgjohej duke bërtitur “të lutem, nuk mund të marr frymë” dhe “mos më vrit”.

George Floyd më vonë ka vdekur në spital. Një oficer policie, i pushuar nga puna pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, u arrestua dhe u akuzua për vrasje. Oficeri Derek Chauvin, pritet të paraqitet para gjykatës në Mineapolis të hënën. Presidenti Donald Trump e ka përshkruar incidentin si të tmerrshëm dhe tha se ka biseduar me familjen e viktimës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe q

Dy ditët e fundit në Itali janë shtuar rastet e reja me koronavirus.

Një gjykatë turke tha të premten se ka anuluar një dekret qeveritar të vitit 1934 përmes së cilit ish-katedralja bizantike e Shën Sofisë

Drejtuesit e kompanisë britanike Telekom dhe Vodafone i kanë bërë një kërkesë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Parlamentit në Mb

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të heqë dorë nga çdo projekt për aneksimin e terr

Një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet në Rusi po jep rezultate shumë shpresëdhënëse.

Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe është izoluar menjëherë.

Në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një

Policia në Seul të Koresë së Jugut ka gjetur trupin e pajetë të kryebashkiakut të qytetit, i cili u zhduk të enjten.

Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas