Nuk tërhiqet, Trump flet për manipulime të mëdha në zgjedhje

03/12/2020 - 16:06

Facebook dhe Twitter kanë shënjuar një video të presidentit Donald Trump, ku ky i fundit fliste përsëri për manipulim të zgjedhjeve, si problematik.

Presidenti Trump publikoi një material 46 minutësh, duke përsëritur pretendimet e tij të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve të muajit të shkuar. Ai e quajti fjalimin ndoshta “më të rëndësishmin që ka bërë ndonjëherë”, ndërsa sugjeroi se Gjykata Supreme duhet “të bëjë atë që është më e mira për amerikën dhe të përmbysë rezultatin.

Presidenti 74-vjeçar ka vënë sërish në pikëpyetje rezultatet që kanë treguar se Biden ka fituar një rekord prej 81 milionë votash në zgjedhje, apo 7 milionë më shumë sesa vetë Trump.

Sidoqoftë, ai ka folur sërish për manipulim ndonëse anëtarë të administratës së tij, përfshirë edhe prokurorin e përgjithshëm Uilliam Barr, që konsiderohet aleat i ngushtë i Trump, kanë përsëritur se nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve.

Pavarësisht etiketimit të Facebook dhe Twitter të videos së presidentit, me qindra mbështetës të tij e kanë pëlqyer atë.  Biden vijin ndërkohë të punojë për administratën e tij me të cilën do të instalohet në shtëpinë e bardhë pas inaugurimit më 20 janar.

“Ekipi im për tranzicionin është duke punuar për atë që do të çojë përpara në Kongres, për të adresuar shumë kriza me të cilat po përballemi, sidomos krizën ekonomike dhe koronavirusin”, tha Biden në një takim të mbajtur në vendlindjen e tij në Delauer.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë gjithë aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Mijëra e mijëra trupa po përgatiten të dislokohen në Uashington DC përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden ndërsa kryeqy

Ekzekutimi i 13 dhe i fundit i një të burgosuri federal nën presidencën e Donald Trump u krye në Haute, në Indiana. Dustin Higgs, 48 vjeç

Kompania farmaceutike Pfizer ka marrë menjëherë masat për të vijuar shpërndarjen e dozave të vaksinave kundër koronavirusit në BE dhe ka

Ulen ndjeshëm tensionet me Greqisë dhe Turqisë, vende që shkuan në prag të luftës pas konfliktit për kërkimet për gaz në Mesdheun lindor.

Partia e qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel, zgjodhi të shtunën Armin Laschet, guvernatorin pragmatik të shtetit më të popull

Zv/Presidenti amerikan, Mike Pence ka telefonuar nënpresidenten e zgjedhur, Kamala Harris për ta uruar për fitoren në zgjedhje, thanë dy

Britanikët po e vonojnë dhënien e dozës së dytë për të vaksinuar sa më shumë qytetarë.

Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin indonezian të Sulawesi, duke shem

Katie Perinovic dy vajzat e saj Claire 7 vjeç, Anna 5 vjeç dhe djali Matthew 3 vjeç janë gjendur të vdekur në shtëpinë e tyre pasditen e