OBSH: 60 për qind e popullatës duhet të imunizohet që të bllokohet COVID-19

27/11/2020 - 21:19

Rreth 60 apo 70 për qind e popullatës duhet të jetë e imunizuar ndaj koronavirusit të ri, në mënyrë që të ulen infektimet, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kjo shkallë e imunitetit është bazuar në një sërë studimesh, tha drejtoresha për vaksinat në OBSH, Katherine O’Brian gjatë një konference për media të mbajtur të premten në Gjenevë, transmeton Dpa.

O’Brien, megjithatë theksoi se shkalla aktuale e nevojshme e imunizimit për këtë pandemi, do të bëhet edhe më e qartë kur të ketë më shumë të dhëna rreth vaksinave kundër koronavirusit.

Disa kompani tashmë kanë njoftuar se vaksinat e tyre ofrojnë mbrojtje nga koronavirusi deri në 90 për qind. “Është shumë e rëndësishme që të kemi më shumë informacione”, tha ajo.

Përveç informacioneve se sa janë efektive vaksinat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, sipas O’Brien, sfidë do të mbeten personat asimptomatikë. Po ashtu, sipas kësaj zyrtareje të OBSH-së, mbetet të shihet nëse vaksinat e zhvilluara kundër koronavirusit, do të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Ditëve të fundit, kompanitë farmaceutike AstraZeneca, Moderna dhe Pfizer në bashkëpunim me BioNTech kanë njoftuar për të dhëna premtuese për vaksinat që kanë zhvilluar kundër koronavirusit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump do të fillojë në javën e dytë të Shkurtit, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer të prem

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandem

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koron

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p