OBSH apelon për shpërndarje më të barabartë të vaksinave

18/01/2021 - 18:02

Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve dhe prodhuesve që dozat e vaksinave t’i shpërndajnë në mënyrë më të barabartë në të gjithë botën.

Ai tha se perspektivat për shpërndarje të barabartë janë në “rrezik serioz”.

Tedros i bëri komentet në hapje të takimit vjetor të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së.

Skema e OBSH-së për shpëndarjen e vaksinave, e njohur si COVAX, synon të nisë aktivitetin muajin e ardhshëm. COVAX ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave edhe në vende më të varfra. Tedros tha se 44 marrëveshje dypalëshe janë nënshkruar vitin e kaluar dhe së paku 12 janë nënshkruar këtë vit.

“Kjo mund t’i vonojë dërgesat e COVAX-it dhe të krijojë pikërisht skenarin që COVAX ka synuar ta shmangë: grumbullime, treg kaotik, përgjigje e pakoordinuar dhe përçarje e vazhdueshme sociale dhe ekonomike”, tha Tedros.

Qasja “unë i pari” i la në rrezik më të varfrit dhe më të cenueshmit e botës, tha Tedros.

“Në fund të fundit, këto veprime vetëm se do ta zgjasin pandeminë”, shtoi ai, duke iu bërë thirrje vendeve që të shmangin gabimet që janë bërë gjatë pandemive H1N1 dhe HIV. Tedros tha se më shumë se 39 milionë doza vaksinash janë administruar në 49 vende me të ardhura më të larta, ndërsa vetëm 25 doza në një vend të varfër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për Covid 19, në

Qeveria amerikane ka bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft

Gjatë një tubimi ndërfetar në Irak, Papa Françesku deklaroi se në një kohë kur bota është prekur nga kriza ekonomike për shkak të pandemi

Libreza e vaksinimit në BE synon të ndihmojë për përballimin e pandemisë korona.

Disa media në Gjermani raportojnë se emigrantët e minoritetet sëmuren më dendur me Covid-19.

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Itali.

Të paktën 20 njerëz u vranë dhe 30 u plagosën nga një makinë bombë vetëvrasëse jashtë një restoranti pranë portit në kryeqytetin e Somali

Moska tha se e ka dëgjuar mesazhin e Uashingtonit, që vendosi sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve rusë lidhur me helmimin e politikanit

Situata e këtyre ditëve në Republikën Demokratike të Kongos, veçanërisht në kufinjtë lindorë me Ruandën, është pothuajse e pakontrolluesh

Imazhet e asaj që duket si një “anije fluturuese” janë kapur si rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.