OBSH bën thirrje urgjente: Të rinjtë të kufizojnë festat për të frenuar koronavirusin!

06/08/2020 - 07:39

Të lodhur nga mbyllja në shtëpi dhe me dëshirën për të shijuar ditët e verës, të rinjtë në disa vende po kontribuojnë në rigjallërimin e sëmundjes, me grumbullimet e tyre për festa dhe aktivitete të ndryshme pushimesh.

Edhe në Gjenevë, ku ka selinë Organizata Botërore e Shëndetësisë, javën e kaluar u mbyllën restorante dhe klube, pasi provat tregonin se atje e kishin burimin gati gjysma e rasteve të reja me COVID-19.

“Të rinjtë duhet gjithashtu të kuptojnë se ata kanë përgjegjësi,” tha shefi i emergjencave të OBSH-së dhe baba i tre fëmijëve Mike Ryan gjatë një diskutimi në internet. “Bëjini vetes pyetjen: a duhet vërtet të shkoj në atë festë?”

Të rinjtë preken më pak nga format e rënda të COVID-19 sesa prindërit ose gjyshërit e tyre, por përqindja e të infektuarve që përfshin moshat 15-24 vjeç është rritur trefish në pesë muajt e fundit, sipas të dhënave të OBSH-së.

Zoti Ryan tha se të rinjtë shpesh nuk dëshirojnë të japin emrat e shokëve për të gjurmuar personat e prekur.

“Është e vështirë por është e domosdoshme për të frenuar virusin,” tha ai.

Epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkhove tha se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm, sepse edhe një variant i butë i sëmundjes mund të ketë pasoja afatgjata.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot në Turqi hyn në fuqi një ligj i ri që imponon kontroll të rreptë shtetëror ndaj mediave sociale, ligj i cili u miratua në fund të kor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Armeninë se do të japë llogari për luftën ndaj Azerbajxhanit.

Britania e Madhe po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Të paktën tre lëkundje tërmeti tronditën Kaliforninë të martën, për herë të dytë në tre ditë duke i lënë banorët të frikësuar se një tërm

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali.

Me vendimin që hyn në fuqi menjëherë, tre parqet ujore të Francës nuk do të mund të marrin ose të shumojnë më delfinë dhe orka.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, rap

Studiuesit në Helsinki kanë zhvilluar një teknikë me të cilën një kompjuter modelon perceptimin vizual duke vëzhguar sinjale nga truri i

Pas luftimeve të ashpra që shpërthyen të dielën midis forcave armene dhe azeriane, presidenti francez, Emmanuel Macron në një konferencë