OBSH jep alarmin: Fruthi po përhapet masivisht në Evropë

Postuar: 20/02/2018 - 13:22

Evropa ka parë rritje masive të rasteve të fruthit në vitin 2017. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se bëhet fjalë për një rritje të rasteve me 400%, përkatësisht për mbi 20,000 njerëz të infektuar, krahasuar me 5,273 në vitin 2016. Nga të infektuarit, 35 kanë vdekur.

Sipas OBSH-së, shifrat janë tragjedi. Pesëmbëdhjetë rajone evropiane kanë pasur shpërthime të mëdha, në mesin e tyre: Rumania, Italia dhe Ukraina. Njerëzit që shmangin vaksinimin janë pjesë e problemit, thonë ekspertët.

"Çdo person i prekur nga fruthi në Evropë na kujton se fëmijët dhe të rriturit e pavaksinuar, pavarësisht se ku jetojnë, janë në rrezik nga sëmundja dhe përhapja e saj te të tjerët"- tha Suzsanna Jakab, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, njofton REL.

Fruthi është një sëmundje virale infektive që mund të jetë vdekjeprurëse.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një fëmijë ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur, pasi një anije me emigrantë, shumica prej tyre sirianë, është fundos

Një sulm me armë mbi një paradë ushtarake në një qytezë në juglindje të Iranit ka lënë dhjetëra viktima dhe të plagosur.

   Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka thënë se BE duhet të trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me më shumë ‘respekt’ në ne

   Po bëhet gjithnjë e më e qartë: evropianët po e përfundojnë verën e tyre. Arsyeja?

   “Nuk ke për të ma qëlluar burrin”, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në

   Prodhimi i kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja të publikuara nga OKB.

   Presidenti amerikan Donald Trump sugjeron ndërtimin e një muri përgjatë shkretëtirës së Saharasë për të frenuar krizën e emigrantëve n

   Të paktën tre persona janë varë nga disa të shtëna me armë zjarri në një qendër farmaceutike në Maryland të Shteteve të Bashkuara të A

Një aksident tragjik i ka marrë jetën katër fëmijëve të moshës fillore në Holandë, pasi treni është përplasur me biçikletën me të cilën a

Zyrtarët në Meksikë kanë nisur hetimet pasi një kamion i mbushur me 157 kufoma njerëzisht është gjetur i braktisur në një fushë.