OBSH: Kërcënimi nga koronavirusi rritet në nivelin më të lartë

28/02/2020 - 21:04

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rriti të premten kërcënimin nga koronavirusi i ri në nivelin më të lartë. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ky hap u ndërmor për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve dhe të numrit të vendeve të prekura, në ditët e fundit.

“Këto zhvillime janë qartazi shqetësuese”, u tha Ghebreyesus gazetarëve në Gjenevë.

“Ne kemi ende shanse për ta frenuar këtë virus, nëse ndërmerren veprime të fuqishme për zbulimin e hershëm të rasteve, si dhe për izolimin dhe kujdesin ndaj pacientëve”, tha ai, raporton Daily Mail.

Koronavirusi, i identifikuar si COVID-19, e ka origjinën në qytetin Vuhan të Kinës. Rastet e para atje janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar, por që atëherë dhjetëra shtete të botës kanë konfirmuar se kanë njerëz të infektuar. Të premten, Nigeria konfirmoi rastin e parë në Afrikën Nën-Sahariane.

Shifrat e fundit, të raportuara nga autoritetet shëndetësore të secilës qeveri të premten në Pekin, tregojnë se koronavirusi ka infektuar mbi 83,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 2,800 pacientë kanë vdekur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia ka ndërtuar një spital në Milano në 10 ditë dhe ka kushtuar 21 milionë euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se vendet që nxitojnë të heqin k

Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga numri i lartë i viktimave që regjistrohen çdo ditë e nga personat e infektuar.

Nënkomisari i eskortës së kryeministrit italian Giuseppe Conte, Giorgio Guastamacchia ka ndërruar jetë në një spital në Romë për shkak të

Shifrat nga Spanja vijojnë të jenë të frikshme përsa i përket numrit të jetëve të humbura nga koronavirusi.

Koronavirusi ka qenë shumë më vdekjeprurës në Nju Orlins, sesa në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara, me një përqindje viktimash në r

Duket se koronavirusi ka krijuar vatrën e re në Europë.

Provinca më e madhe në Kanada ka bërë parashikimet e saj “të tmerrshme” mbi ndikimin e koronavirusit. Ontario, e cila ka një popullsi pre

“Demokracia vazhdon të funksionojë, madje edhe me mjete të reja.” Me këto fjalë, Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandem