OBSH merr vendimin, miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinopharm

07/05/2021 - 18:25

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin për përdorim urgjent të vaksinës kineze Sinopharm.

Kujtojmë që kjo është vaksina e parë e zhvilluar nga një vend jo Perëndimor që merr mbështetjen e OBSH-së. Kina tashmë ka vaksinuar miliona njerëz në vend dhe ka shpërndarë doza në 45 shtete të tjera. Deri më tani, OBSH kishte aprovuar vetëm vaksinat e prodhuara nga Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.

Sidoqoftë, rregullatorët individualë të shëndetit në vende të ndryshme – veçanërisht ato më të varfra, në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi – kishin miratuar më herët vaksinat kineze për përdorim emergjent.

Duke marrë parasysh të dhënat e pakta, efektiviteti i vaksinave të ndryshme kineze ka qenë prej kohësh i pasigurt. Provat e bëra në Brazil për një tjetër vaksinë, Sinovac-un, treguan një normë efikasiteti rreth 50,4 për qind, e cila është pak mbi pragun e nevojshëm për miratim nga OBSH. Provat e tjera në Turqi dhe Indonezi kanë treguar një shkallë më të lartë të efikasitetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose k

Partia nacionaliste në pushtet në Hungari ka paraqitur një ligj për të ndaluar tekstet me përmbajtje që promovojnë homoseksualitetin dhe

Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar pol

Rreth 33,000 fëmijë tejet të kequshqyer në rajonin Tigray të Etiopisë janë në rrezik të lartë të vdekjes, ka thënë Agjencia për Fëmijë e

Udhëheqësit demokratë të Senatit kërkuan që ish-Prokurorët e Përgjithshëm Bill Barr dhe Jeff Session, të cilët kanë shërbyer gjatë admini

Më shumë se 90 për qind e rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe janë të variantit, Delta, i identifikuar fillimisht në Indi.

Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar ditën e sotme një fabrikë të re përpunimi në Francë, ku do të prodhohet vaksina e Modernas për k

Varianti Delta i koronavirusit, apo lloji i virusit SARS-CoV-2 që u përhap nga India, po përbën rrezik për shëndetin e banorëve të Europë

Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar të premten që të lehtësojnë kufizimet për udhëtime gjatë verës, ku do të lejohen turistët e vak

Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të blejnë dhe dhurojnë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, në kohën kur