Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

OBSH refuzon planet e BE-së për librezat e vaksinimit kundër Covid-19

06/03/2021 - 14:52

Libreza e vaksinimit në BE synon të ndihmojë për përballimin e pandemisë korona. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezerva serioze – dhe bën një prognozë të guximshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “librezë digjitale vaksinimi kundër Covidi-19”.

Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, i tha gazetës së përditshme “Die Welt” se nuk është e sigurt se sa zgjat imuniteti pas vaksinimit kundër koronavirusit.

Prandaj OBSH i refuzon librezat e kërkuara të vaksinimit. “Ne e kuptojmë që qeveritë përballen me realitetin politik,” theksoi mjeku belg, duke shtuar se hedhja në përdorim e këtyre librezave, që është njoftuar për verën e këtij viti, është “ndoshta e pashmangshme”. “Por ky nuk është rekomandim i OBSH-së.”

Komisioni i BE dëshiron ta paraqesë projektligjin për “librezën e gjelbër digjitale” më 17 mars. Në të do të regjistrohen vaksinimet për koronën, sëmundja COVID-19 dhe testet negative.

Qëllimi është të gjehet një mënyrë e sigurt për të hequr kufizimet dhe për të udhëtuar në Evropë. Kushtet teknike për këtë librezë pritet të jenë gati brenda tre muajsh në mënyrë që njerëzit e vaksinuar kundër koronës të mund ta dëshmojnë imunizimin e tyre në të gjithë Evropën pa pasur rrezik për falsifikime.

Kluge: Pandemia merr fund pas rreth dhjetë muajsh

Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, pret që pandemia e koronës të marrë fund për rreth dhjetë muaj. Ai supozon se 2021 do të jetë një tjetër vit me COVID-19, dhe se 2020 ishte “terra Incognita”.

“Një vit më vonë ne dimë shumë më tepër. Kjo është arsyeja pse unë supozoj që pandemia do të ketë marrë fund në fillim të vitit 2022. Kjo nuk të thotë që virusi është zhdukur. Por shpresojmë që nuk do të ketë më ndërhyrje shkatërruese.” /DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 476 qytetarë si pasojë e koronavirusit.

Agjencitë shëndetësore të SHBA rekomanduan të martën ndërprerjen e përkohshme të përdorimit të vaksinës me një dozë të vetme Johnson &amp

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fi

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 9.789 persona të infektuar, shumë më pak krahasuar me një ditë më parë, ku vendi regji

Efektet e pandemisë së virusit Corona i kanë goditur gratë në mënyrë joproporcionale, sipas një raporti kthjellues të Amnesty Internation

Shifra të larta infektimesh janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, ku 15.746 persona kanë rezultur pozitivë me COVID-19.

Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa m

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut, i cili do të mbahet të shtunën