Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur të enjten se rreziku i përhapjes së koronavirusit përmes ushqimit është shumë i ulët, ndërsa u tha qytetarëve të mos shqetësohen se virusi mund të hyjë në zinxhirin e tyre ushqimor.

“Njerëzit nuk duhet të tremben nga ushqimi, nga paketimi i ushqimeve apo ushqimi që porosisin në shtëpi” tha Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave në OBSH gjatë një konference për shtyp.

“Nuk ka të dhëna se zinxhiri i ushqimit është i përfshirë në përhapjen e koronavirusit”, shtoi ai.

Më herët, autoritetet kineze shëndetësore ishin në alarm pas zbulimit të korornavirusit në një kontroll të krahëve të pulës që importoheshin nga Brazili. Autoritetet thanë se menjëherë kishin diagnostikuar në testime personat që kishin marrë kontakt me produktet e infektuara si dhe të afërmit e tyre. Testimet rezultuan negative, sipas informacionit që ata dhanë.