OKB: Punëtorët migrantë në Liban kanë nevojë për fonde ndërkombëtare

15/08/2020 - 08:53

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) ka bërë thirrje për të mbledhur 10.3 milionë dollarë për të ndihmuar mbi 43 mijë punëtorë migrantë të prekur nga shpërthimi i javës së kaluar në portin e Bejrutit në Liban.

Agjensia e migracionit e Kombeve të Bashkuara (OKB) vlerëson se 8 për qind nga 300 mijë njerëz të prekur në Bejrutin e Madh janë punëtorë migrantë, kryesisht nga Etiopia, Bangladeshi dhe Filipinet.

Në një konferencë për media në Gjenevë, zëdhënësja e IOM-it, Angela Wells, njoftoi se të paktën 150 punëtorë migrantë janë plagosur dhe 15 të tjerë vdiqën si pasojë e shpërthimit.

“Përdersia komuniteti ndërkombëtar nxit përpjekjet për t’iu përgjigjur nevojave të qindra mijëra njerëzve të prekur nga kjo tragjedi, nuk duhet të harrojmë popullsinë e migrantëve dhe refugjatëve që janë në rrezik që të mos anashkalohen”, tha Wells.

Wells tha se shpërthimi shkatërroi zonat e pafavorshme ekonomike në Bejrut dhe në Malin e Libanit, ku strehohet një numër i madh i punëtorëve migrantë dhe refugjatëve sirianë.

IOM tha se shumë nga këta njerëz tashmë po lëkunden nga efektet e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe rënies eknomike në Liban, e cila ka prekur në mënyrë disproporcionale migrantët dhe refugjatët.

Një vlerësim i IOM-it i kryer midis muajit maj dhe korrik klasifikoi se 40 për qind e punëtorëve migrantë të anketuar përballen me pasiguri ushqimore, ndërsa 74 për qind e tyre janë pa burim të të ardhurave.

Wells tha se fondet do t’i mundësojnë IOM-it t’u përgjigjet nevojave të menjëhershme të 25 mijë migrantëve të prekur, 16.500 libanezëve dhe 2 mijë refugjatëve sirianë për pjesën e mbetur të vitit 2020.

Këto nevoja përfshijnë kujdesin shëndetësor, shpërndarjen e ushqimit në lagjet e prekura, mundësitë e punësimit afatshkurtër, strehimin, shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale.//AA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koron

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, A

Politika italiane është tronditur pas një operacioni antimafia të zhvilluar të enjten, ku pjesë e hetimeve janë edhe drejtues të rëndësis