OKB shtyn konferencën për rishikimin e traktatit për armët bërthamore

29/03/2020 - 09:11

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se është shtyrë konferenca për rishikimin e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve bërthamore, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rreth 191 shtete ishin paraparë që të merrnin pjesë në konferencën, që pritej të mbahej nga 27 prilli deri më 22 Maj, në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Pjesëmarrësit takohen çdo pesë vjet për ta rishikuar traktatin, i cili konsiderohet si gur themeli i përpjekjeve globale për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriç, tha se konferenca do të mbahet “sapo të krijohen kushtet, por jo më vonë se prilli i vitit 2021”. Traktati për Mospërhapjen e Armëve bërthamore, i arritur 50 vjet më parë, ka për qëllim parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Shtetet që janë pjesë e këtij traktati, e që nuk kanë armë bërthamore, zotohet se nuk do të posedojnë armë të tilla. Ndërkaq, vendet që tashmë kanë armë bërthamore, përmes këtij traktati, zotohen se do të punojnë drejt eliminimit të tyre. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i rasteve të prekura me koronavirus në gjithë botën e ka tejkaluar shifrën 6 milionë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkin

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të shqyrtojnë sërish vendimin për ndërprerje të bashkëpunimit me Organizatën

Kryeministri rumun, Ludovic Orban është gjobitur 600$ për duhanpirje në ambient të mbyllur dhe mbajtje të takimit në ndërtesën e qeverisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do të shtyjë deri në shtator Samitin G7 që ishte planifikuar të mbahej në qershor

Nëse jetoni në një vend të pasur dhe doni një shembull të tregtisë dhe bashkëpunimit global, mjafton t’i hidhni një sy pjatës suaj të dar

Nipi i Mbretit të Belgjikës, Filipes, Princi Joakim ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, pasi ka marrë pjesë në një festë në S

Agjencia hapësinore e SHBA, Nasa ka kryer pak më parë lëshimin historik të mjë mjeti hapësinor privat, që transporton astronautët e saj d

Protestuesit janë përplasur me forcat e sigurisë në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd

Italia regjistroi në 24 orët e fundit 111 viktima dhe 416 raste pozitive me Covid-19.

Kompania e medias sociale Twitter i ka shtuar një paralajmërim një prej postimeve të Presidentit Donald Trump lidhur me protestat në Mine