Organizata Ndërkombëtare e Punës: Rrezikohen 1.25 miliardë punëtorë

07/04/2020 - 20:00

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit parashikohet të çojë në humbjen e aq orëve pune që janë ekuivalente me 195 milionë punë me kohë të plotë, shumë më tepër se kriza e vitit 2009, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

Një raport i botuar nga organi i Kombeve të Bashuara të martën përshkruan situatën aktuale si “kriza më e rëndë globale që nga Lufta e Dytë Botërore”. Ai paralajmëron se 1.25 miliardë punëtorë në të gjithë botën punojnë në sektorë me rrezik të lartë pushimesh “drastike dhe shkatërruese” nga puna ose ulje të pagave dhe orarit të punës.

Guy Ryder, drejtori i përgjithshëm i ILO, tha:

“Punëtorët dhe bizneset po përballen me katastrofë, si në ekonomitë e zhvilluara dhe në ato në zhvillim … Ne duhet të lëvizim shpejt, me vendosmëri dhe së bashku. Masat e duhura, urgjente, mund të bëjnë ndryshimin midis mbijetesës dhe kolapsit“.

ILO po bën thirrje për masa masive, të integruara për të mbështetur bizneset dhe punësimin, stimuluar ekonomitë, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe inkurajimin e dialogut midis punëtorëve, punëdhënësve dhe qeverive për të gjetur zgjidhje.

“Ky është testi më i madh për bashkëpunimin ndërkombëtar në më shumë se 75 vjet. Nëse një vend dështon, atëherë ne të gjithë dështojmë. Ne duhet të gjejmë zgjidhje që ndihmojnë të gjithë segmentet e shoqërisë sonë globale, veçanërisht ato që janë më të rrezikuara ose më pak të aftë për të ndihmuar veten e tyre.

… Zgjedhjet që ne bëjmë sot do të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën e shpalosjes së kësaj krize dhe kështu në jetën e miliarda njerëzve. Me masat e duhura mund të kufizojmë ndikimin e saj dhe plagët që ajo lë. Ne duhet të synojmë të ndërtojmë më mirë në mënyrë që sistemet tona të reja të jenë më të sigurta, më të drejta dhe më të qëndrueshme sesa ato që lejuan të ndodhë kjo krizë”, shtoi Ryder. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zviceranët do të vendosin të dielën me referendum nëse do të braktisin marrëveshjen e lëvizjes së lirë të njerëzve me Bashkimin Europian.

Në Pulia të Italisë është bërë një studim që pritet të shmangë trajtimin e kancerit me kimioterapi.

Administrata Trump ka propozuar të eliminojë “kohëzgjatjen e statusit” për vizat për studentët ndërkombëtarë, vizitorët e programeve të s

Të paktën 22 studentë të Forcave Ajrore të Universitetit të Kozhedub në Ukrainë, kanë ndërruar jetë si pasojë e një incidenti ajror.

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të shmangur ndërhyrjen në zgjedhje dhe çështje të t

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në të gjithë globin mund të dyfishohet para se një vaksinë e suksesshme të përdoret gjerësisht – dhe mun

Miliona artikuj të falsifikuar, përfshirë 27 milionë maska të fytyrës, janë konfiskuar në Evropë.

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka lavdëruar publikisht Italinë për menaxhimin e situatës së përhapjes së pandemisë në muaj

Katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë në një sulm me armë të ndodhur në Paris.

Një oficer policie është qëlluar për vdekje në një stacion policor në qytetin e Croydon të Anglisë.