Pa fjalë!

Postuar: 05/12/2017 - 09:11

Koment/ Shpërthimet e zemëruara të Donald Trump-it ushqejnë dyshimin se ndoshta ka edhe gjëra më të rëndësishme, mendon Richard Wagner.

Jo vetëm që prej ngritjes së aktpadisë kundër ish-këshilltarit të Sigurisë, Michael Flynn ai sillet si një kafshë që e kanë zënë ngushtë dhe që e sheh rrugëdaljen e vetme në dërrmimin e kundërshtarëve me fuqinë e krijuar nga dëshpërimi i thellë.

Përballë mënyrës së menduar, me të cilën hetuesi i posaçëm Robert Mueller përpiqet të zbulojë lidhje të mundshme të Trumpit dhe të ekipit të tij elektoral me Rusinë – Flynni është tashmë personi i tretë, të cilin ai e ka kapur duke bërë shkelje -, shpërthimet e nevrikosura të Presidentit vetëm ushqejnë dyshimin se është e mundur që të ketë gjëra edhe më të rëndësishme.

Kjo pamje – e një Presidenti që shpërndan goditje përreth tij, megjithë suksesin e tij në reformën e taksave – po ta plotësosh me mesazhet e dashurisë, të cilat ai ia dërgoi para pak kohësh Vladimir Putinit, dhe në të cilat ai u besoi përbetimeve të tij, se nuk është përfshirë në fushatën elektorale amerikane, më shumë se rezultateve të punës së shërbimeve të fshehta vetjake – atëherë e gjitha kjo të lë pa fjalë – dhe të bën që të presësh me interes frytet e punës së mëtejshme të hetuesit të posaçëm. /Deutsche Welle/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një video e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që drekon në një restorant klasi në Turqi, ka shkaktuar jo pak zemërim në Venez

   Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar të martën Kinën për tentim të ndikimit në zgjedhjet për Kongres, që mbahen në muajin nënt

Gjykata Supreme e Afrikës së Jugut ka legalizuar përdorimin e kanabisit nga të rriturit në vende private.

Një avion ushtarak rus me 14 persona në bord është zhdukur nga radarët pasi ka fluturuar në Siri. “Kemi humbur kontaktin me ekuipazhin e

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pranoi një avion luksoz prej 400 milionë dollarësh nga emiri i Katarit javën e shkuar, duke shkaktuar

   Pasojat që shkaktoi tajfuni Mangut në Filipine, ishin 65 persona qe humbën jetën e qindra të tjerë qe u plagosën si pasojë e stuhisë s

   Britania duhet të presë "kosto të konsiderueshme" mbi ekonominë e saj nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, paralajmëroi

Një polic belg është sulmuar nga një burrë në parkun Maximilien këtë mëngjes në veri të kryeqytetit belg.

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet masive në Nigeri, për shkak të dy lumenjve të mëdhenj që thyen barrierat.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy adoleshtë si autorë të vjedhjes së një dyqani në qytet.