Një pako me lëndë shpërthyese është gjetur në kutinë postare Të shtëpisë së miliarderit George Soros në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Një punonjës i rezidencës hapi pakon, duke zbuluar bombën shpërthyese"– tha një zyrtar i Departamentit të Policisë në Bedford për "New York Times".

Pas mbërritjes së policisë është kryer shpërthim i kontrolluar i pakos. Mësohet se vetë George Soros nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.