Shpërthimi i vullkanit në ishullin e vogël të Strombolit, në Itali, ka rrezikuar seriozisht edhe turistët.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentet e panikut kur turistët largohen me varkë të tmerruar, ndërkohë që shtëllunga e tymit të vullkanit përhapeshin me shpejtësi e dukej sikur për pak do t’i arrinin e do t’i përpinin.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar nga vullkani i Strombolit, i cili është një ndër tre vullkanet aktivë në Itali.