Pamjet kaotike nga Beirut që drithëruan botën, zbulohet çfarë e shkaktoi shpërthimin

05/08/2020 - 10:22

Prej ditës së djeshme sytë e botës janë kthyer nga kryeqyteti i Libanit, pas shpërthimit të tmerrshëm që u ka marrë jetën deri më tani më shumë se 100 personave dhe ka lënduar më shumë se 4 mijë të tjerë.

Beirut është zgjuar sot mes kaosit dhe dhimbjes që lanë pas dy shpërthimet e njëpasnjëshme.

Një ditë më parë ishte e paqartë se çfarë e kishte shkaktuar shpërthimin më të fuqishëm të parë ndonjëherë në Liban, pranë portit të kryeqytetit.

Në përditësimin e situatës, këtë mëngjes të së mërkurës sipas BBC, Presidenti Michel Aoun ka deklaruar se në “magazinën e ferrit”, ka shpërthyer rreth 2.750 tonë nitrat amoniumi, i cili ishte ruajtura në mënyrë aspak të sigurtë prej 6 vitesh.

Libani ka shpallur zot zi kombëtare për tre ditë, në nder të viktimave që humbën jetën në këtë katastrofë.

E ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, për të nxjerrë trupat e mbetur nën rrënojat e ndërtesave, spitalet duket se po përjetojnë një çakordim total.

Numri i lartë i të lënduarve ka bërë që tashmë shtrimet në spital të bëhen selektive, ndërsa prej ditës së djeshme u përhap me alarm njoftimi për nevojë për gjak në këto qendra spitalore.

Nga ana tjetër, presidenti i vendit ka thirrur në një takim emergjent zyrtarët e lartë, teksa lajmëroi se dy javë vendi do të jetë në gjendje të jashtëzakonshme, e po ashtu do të alokohet një fond prej rreth 50 milionë dollarësh për qendrat spitalore.

“Është një katastrofë e madhe, ka viktima në çdo cep”, dëshmoi kreu i Kryqit të Kuq në Liban, George Kettani.

Zyrtarët nga ana tjetër deklaruan për mediat se ka nisur një hetim për të saktësuar shkallën e shpërthimit si dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë personat që kanë pasur gisht në këtë pakujdesi.

Sasia e nitratit të amoniumit dyshohet të jetë shkarkuar nga një anije e ndalur në port në 2013-n, dhe më pas ishte ruajtur në një depo pranë portit.

Por si të mos mjaftonte kjo tragjedi që përfshiu vendin, ky shpërthim vjen në një moment aspak të mirë për Libanin, pasi ditën e premte të kësaj jave ishte parashikuar të zhvillohej gjyqi për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në vitin 2005, shtuar këtu edhe krizën ekonomike, por dhe përballimin me vështirësi që po i bëhej pandemisë së Covid-19.

Shpërthimi që ndodhi dje në orën 18:00, ishte aq i fuqishëm sa shkatërroi çdo gjë që kishte në perimetrin e magazinës ku ruhej nitrati i amonit, e madje ai është ndjerë 240 km në distancë, deri në Qipro, ku banorët aty dyshuan fillimisht për lëkundje sizmike.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 24 viktima nga koronavirusi.

Sot në Turqi hyn në fuqi një ligj i ri që imponon kontroll të rreptë shtetëror ndaj mediave sociale, ligj i cili u miratua në fund të kor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Armeninë se do të japë llogari për luftën ndaj Azerbajxhanit.

Britania e Madhe po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Të paktën tre lëkundje tërmeti tronditën Kaliforninë të martën, për herë të dytë në tre ditë duke i lënë banorët të frikësuar se një tërm

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali.

Me vendimin që hyn në fuqi menjëherë, tre parqet ujore të Francës nuk do të mund të marrin ose të shumojnë më delfinë dhe orka.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, rap

Studiuesit në Helsinki kanë zhvilluar një teknikë me të cilën një kompjuter modelon perceptimin vizual duke vëzhguar sinjale nga truri i