Grumbuj të mëdhenj inertesh, njerëz që kërkojnë për jetë të tjera mbi këto grumbuj të shkaktuar nga tërmeti i një dite më parë.

Kjo është pamja e dhimbshme që tregohet nga një video e realizuar me dron në Turqi.

Siç shihet në video, tërmeti me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter ka lënë pas pasoja katastrofike, me dhjetëra pallate e ndërtesa të shembura.

Ndërkohë, deri më tani janë konfirmuar 25 viktima në Izmir dhe 2 në ishullin grek Samos.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet për nxjerrjen e të tjerë trupave nën rrënoja.