Një boeing 737-800, i fluturimit PC8622, ka dalë jashtë piste gjatë uljes, duke shkaktuar momente paniku tek pasagjerët dhe autoritetet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aeroportin Trabzon, në Turqi.

Avioni e përfundoi tentativën e tij për t’u ndalur në bregdetin e Detit të zi.

Avioni ishte nisur nga Ankaraja dhe në bordin e tij ndodheshin shumë pasagjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Në momentin e uljes, pista e aeroportit ishte komplet e lagur.

Në momentin kur u regjistrua incidenti, mjeti fluturues po lëvizte në pistën e aeroportit me shpejtësi 204 km në orë.