Sekretari i shtetit të Vatikanit e cilësoi si pozitive idenë që Papa Françesku të vizitojë Rusinë, por tha se duhet shumë punë për realizimin e vizitës.

Kardinali Pietro Parolin i bëri komentet të martën në Moskë, në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.  Ai nuk dha ndonjë datë për vizitën e mundshme të Papa Françeskut, e cila do të ishte e para e tillë në epokën moderne.

Françesku, lider i 1.2 miliard katolikëve të botës, ka bërë përpjekje të qetësojë tensionet midis degëve ortodokse dhe katoliike të Krishterimit.

Në shkurt të vitit 2016, ai ka takuar në Kubë Patriarkun Kirill, udhëheqës i Kishës Ortodokse Ruse.  Kardinali Parolin do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, të mërkurën në qytetin Soçi.

“Diskutimet me Putinin do të përfshijnë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Vatikanit, gjendjen e të krishterëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si dhe situatën në Siri dhe Ukrainë”, tha Kremlini./REL