Papa Françesku mbajti sot një lutje speciale në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit duke i kërkuar Zotit përfundimin e pandemisë së koronavirusit.

Transmetimi i drejtpërdrejtë filloi në orën 17:00 dhe zgjati rreth një orë, që përkon me perëndimin e diellit.

Papa tha gjatë lutjes se zoti nuk do e lërë njerëzimin në mëshirën e stuhisë së koronavirusit.

“Kuptuam se jemi në të njëjtën varkë, të gjithë të brishtë dhe të çorientuar, por në të njëjtën kohë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm, të gjithë bashkë duhet të lëvizim rremat”– tha papa në sheshin Shën Pjetër, totalisht të zbrazët.

Ndërsa papa thonte lutjen e tij, në sfond dëgjohej zhurma e shiut dhe zëri i pëllumbave. Një situatë kjo e pazakontë.