Paralajmërimi i ekspertit: Koronavirusi mund të bëhet ciklik

26/03/2020 - 20:25

Eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive paralajmëroi se shpërthimi i tanishëm i koronavirusit mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet më i fuqishëm për herë të dytë nëse nuk bëhen përgatitje të mjaftueshme për ta parandaluar. Ai i bëri komentet të mërkurën gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se provat që virusi mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet me stinën po shfaqen në hemisferën jugore.

“A do të kthehet kjo ndoshta në diçka ciklike, sezonale? Gjithmonë kam shprehur mendimin se kjo ka shumë mundësi të ndodhë. Sepse kemi filluar të shohim në Afrikën Jugore dhe në vendet e hemisferës jugore, shfaqjen e rasteve me koronavirus, raste që po shfaqen ndërsa këto zona kalojnë në stinën e tyre të dimrit,” tha eksperti imunolog. Dr. Fauci tha se mundësia e rikthimit të virusit e bën më të rëndësishme se kurrë që studiuesit të vazhdojnë të punojnë për një vaksinë të re, për të qenë të përgatitur:

“Çfarë do të thotë kjo për ne? Kjo thekson nevojën për të bërë atë që po bëjmë në zhvillimin e një vaksine, testimin e saj të shpejtë për ta patur gati për ciklin tjetër. Përveç kësaj, të kemi një listë barnash që kanë treguar se janë të efektshme dhe të sigurta”. Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton simptoma të buta, si ethe dhe kollë që shërohen për dy deri në tre javë.

Tek disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, ai mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, si pneumoni dhe deri vdekjen. Koronavirusi i ri vazhdon të përhapet duke sjellë një mbingarkesë në sistemet e kujdesit shëndetësor kudo në botë. /Zeri i Amerikes

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në vetëm shtatë ditë janë infektuar me Covid-19 mbi katër milionë persona në mbarë botën, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndeti

Situata e COVID në Bullgari po përkeqësohet dhe qeveria ka marrë masa për të parandaluar valën e dytë të COVID. 

Presidenti i Turqisë dhe kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdogan në lidhje me vaksin

Mëngjesin e sotëm një makinë është përplasur me murin rrethues të zyrave të kancelares Angela Merkel në Berlin duke alarmuar policinë gje

Nipi i sundimtarit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, Kim Han-sol u pa për herë të fundit në aeroportin e Taipeit.

Një grua zvicerane kapi një grua nga qafa dhe plagosi një tjetër vajzë me një thikë të dhëmbëzuar në një dyqan në qytetin jugor zviceran

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 60 milionë.

Vatnajökull, një ndër akullnajat më të mëdha të Evropës po zhduket me ritme alarmante.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, paraqiti të martën emërimet për anëtarët e parë të kabinetit të tij, që përfshijnë ish-zëvendë

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar shumë shtete që të rikthejnë masat kufizuese.