Paralajmërimi i OBSH: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë “më i ashpër”

13/01/2021 - 19:48

Viti i dytë i pandemisë së koronavirusit mund të jetë më i ashpër sesa i pari, marrë parasysh si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja. Kështu deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH, gjatë një organizimi virtual në rrjetet sociale.

Në përditësimin e fundit epidemiologjik, OBSH-ja ka thënë se javën e kaluar është raportuar për gjatë pesë milionë raste të reja me koronavirus.

“Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, ka thënë Maria Van Kerkhove, po ashtu pjesë e OBSH-së.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 90 milionë raste të infektimit me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia. Prej tyre, 1.9 milion pacientë kanë vdekur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

CNN i ka kushtuar një artikull të veçantë pasaportës së vaksinimit dhe lidhjes së saj me pushimet e ardhshme verore.

Presidenti dhe 4 futbollistët e Palmas Fútbol y Regatas, anëtarë në divizionin e katërt të futbollit brazilian, vdiqën këtë të diel në nj

Personat të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 ende mund ta transmetojnë infeksionin tek ata që nuk e kanë marrë ende ilaçin, prandaj ë

Policia në Hollandë ka arrestuar kreun e pretenduar të një prej bandave më të mëdha të drogës në botë me një urdhër të lëshuar nga Austra

Policia ruse ka arrestuar mbi 2500 vetë dhe ka përdorur forcën për të shpërndarë protestuesit që kishin dalë në mot të acartë me thirrjet

Raportohet se një tërmet me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter ka goditur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ishullin Shetland.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar se do të hapë procese gjyqësore kunder kompanive Pfizer dhe AstraZeneca.

Nëse problemet e ditëve të fundit me furnizimin me doza vaksinash vijojnë, zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Itali bënë me dije se do t

Bashkëshortja e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalny u arrestua sot gjatë operacioneve të forcave ruse të rendit kundër protestuesve n

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha ditën e djeshme se mutacioni i ri i Covid ishte mbizotërues në vendin e tij dhe