Parandalohet tragjedia/ Mësuesi përqafon nxënësin dhe i merr armën nga dora (VIDEO)

20/10/2019 - 10:55

Një tragjedi është parandaluar në SHBA nga një mësues i fizkulturës, i cili është edhe trajner i ekipit të futbollit që ka rrezikuar jetën për të mbrojtur të tjerët nga një nxënës i armatosur.

Rasti ka ndodhur në një shkollë, ku kamerat e sigurisë tregojnë pamjet se si mësuesi del nga klasa duke mbajtur në dorë armën e një nxënësi 19-vjeçar, të cilën ia kishte marrë sapo ky i fundit kishte hyrë në klasë.

Mësuesi shihet se si përqafohet me nxënësin, duke e hutuar, e më pastaj një person tjetër, ia merr armën nga dora. Po ashtu, filmimet kapin edhe një pjesë tjetër të korridorit të shkollës, ku nxënësit e tmerruar dalin nga klasat.

Siç shkruan “The Guardian”, pas arrestimit të nxënësit 19-vjeçar, është konstatuar se ai vuante nga një krizë emocionale. Ai ka pranuar fajin dhe gjykata e ka dënuar me tre vite shërbim prove.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Franca do të pranojë nga Turqia, 11 shtetas francezë të dyshuar si pjesëtarë të grupit ekstremist Shteti Islamik, një ditë pasi Ankaraja

”Financial Times” emëroi sot Roula Khalaf, drejtoreshë në redaksinë e saj.

Reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë karakterizuar gjithë Italinë në orët e fundit.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jimmy Carter 95 vjeç është shtruar në spital në Atlanta pas problemeve shëndetësore.

Disa vende europiane rivendosën kontrollet kufitare në vitin 2015, kur refugjatët erdhën në Europë.

Komisioni Europian miratoi për herë të parë tregtimin e një vaksine kundër Ebola-s.

Njëmbëdhjetë xhihadistët francezë të arrestuar në Turqi, u njoftua se do të dëbohen nga Ankaraja, si pjesë e një sërë dëbimesh të luftëta

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me mafies nuk ka pranuar të dëshmojë në gjyq.

Presidenti aktual i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me ish-kryeministren Vior

Rajonet në lindje të Australisë paralajmërojnë se ditën e martë vendi mund të përballet me një katastrofë të vërtetë zjarresh.