Parashikimi i zymtë nga Italia për koronavirusin

20/03/2020 - 14:38

“Parashikimet për pikun e koronavirusit i bëjnë ekspertët, sigurisht është mirë t’i bësh, por më pas duket parë nëse ato konfirmohen. Ndoshta pikun nuk do ta arrijmë javën e ardhshme, por pas dy javësh”.

Kështu u shpreh sot kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli, gjatë një interviste për Rai Radio2, gjatë emisionit “I Lunatici”.

“Të gjithë thonë se po shkojmë drejt pikut dhe shpresojmë që të vijë një orë e më parë”, shtoi Borrelli, raporton La Repubblica.

“Optimizmi dhe shpresa duhet të na vijnë nga sjelljet e bashkëkombësave tanë. Duhet kujdes maksimal, duhen evituar daljet. Është e domosdoshme për të frenuar rastet e reja. Duhen shmangur kontaktet njerëzore dhe duhet lëvizur sa më pak të jetë e mundur. Mos dilni nga shtëpia, vetëm nëse është e domosdoshme. Epidemiologët na thonë se nëse ne vazhdojmë me jetën tonë të mëparshme, përqindja e të prekurve nga koronavirusi është shumë e lartë. Për këtë nevojiten masa si ato që u morën në Kinë”,- tha më tej Borrelli.

Italia regjistroi dje 427 të vdekur, ndërsa numri i të vdekurve arriti 3405, duke kaluar numrin e personave që humbën jetën në Kinë nga koronavirusi. Ndërkohë, në total që nga dita e parë e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 41.035.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

BBC shkruan se në SHBA është regjistruar vdekja e parë e një foshnjeje që ishte pozitiv me koronavirus.

Bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau njoftoi se është shëruar nga COVID-19, e cila shkaktohet nga koronavirusi.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se është shtyrë konferenca për rishikimin e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve bërthamore, për shkak të

Kryeministri francez, Edouard Philippe paralajmëroi sot se 15 ditët e para të prillit do të jenë edhe më të vështira se 15 ditët e fundit

Princesha spanjolle Maria Teresa, anëtare e familjes mbretërore Bourbon- Parma ka ndërruar jetë sot nga koronavirusi në moshën 86- vjeçar

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavir

Wuhan-i është kryeqytet i provincës Hubei dhe vendi ku dyshohet se lindi koronavirusi i ri, COVID-19.

Nëse shkalla e rritjes së rasteve vazhdon në nivelet aktuale, zona metropolitane e Nju Jorkut do të pësojë një katastrofë më të keqe se W

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe u rrit me 260 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën në 1.019 të vdekur.