Parisi në shtetrrethim, Europa shënon rritje të rasteve. Rekordi botëror: 400 mijë raste në ditë me Covid

18/10/2020 - 11:42

Në botë nga muaji janar rezultojnë afro 40 milionë të infektuar nga Covidi-19, bilanc i rritur me 400 mijë raste në 24 orë. Mbi 1 milion e 100 mijë gjithsej ka shkuar shifra e jetëve të humbura.

Bota ka shënuar një rekord prej 400 mijë të infektuarish me koronavirusin e ri brenda ditës, ndërkohë që po rikthehen masat kufizuese për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Europa është bërë epiqendra e re e koronavirusit, duke raportuar mesatarisht 140 mijë raste në ditë gjatë javës së kaluar, më shumë sesa India, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara së bashku.

Vendet e mëdha europiane si Britania, Franca, Holanda dhe Spanja përbënë rreth gjysmën e rasteve të reja.

Parisi dhe 8 qytete franceze u shkretuan të shtunën teksa hyri në fuqi shtetrrethimi 1-mujor nga ora 21:00 deri në 6:00 të mëngjesit pasi vatrat e infeksionit nuk po arrihen të kontrollohen ndryshe.

Masa të reja pritet të shpallë të dielën edhe Italia ku një ditë më parë u rrit me gati 11 mijë numri i bartësve të koronavirusit.

Në disa shtete mësimi po zhvillohet nga interneti, bar-restorantet janë mbyllur për disa javë dhe janë anuluar procedurat mjekësore pasi nuk po përballohet shpërthimi për së dyti i Covidit-19.

Në Gjermani, një sondazh i gazetës “Bild am Sonntag” tregoi të dielën se 68 për qind e publikut mendon se situata me pandeminë atje është administruar ashtu si duhet, 89 për qind janë pro vendimit për të detyruar mbajtjen e maskave në zonat publike me rrezik të lartë dhe mbi 70 për qind i mbështetin kufizimet për takimet shoqërore apo për mbylljen e bizneseve të kateringut.

Në pjesën tjetër të botës, Amerika Latine rezulton rajoni më i prekur me rreth 27 për qind të rasteve globale me Covid-19, përpara Azisë, Amerikës së Veriut dhe Europës.

Më pak raste po raporton India krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa në Kinë të shtunën u gjetën vetëm 13 të infektuar të rinj dhe u zbuluan 34 pacientë të tjerë asimptomatikë.

Nga vendet e rajonit, Serbia mban rekordin e të prekurve me mbi 35 mijë raste dhe mbi 770 viktima, por bilancin e jetëve të humbura e kryesojnë Bosnjë-Hercegovina apo Maqedonia e Veriut me 980 dhe 821 viktima, ndërkohë në Kosovë, 652 veta nuk i kanë mbijetuar dot virusit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Nëse vendet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global të ristrukturuar politikisht dhe ekonomikisht, ata duhet të s

Presidenti i SHBA, Donald Trump më 3 nëntor do të përballet me një nga sfidat më të mëdha elektorale të tij që do i sjellë fitoren për ma

Gjermania ka regjistruar më shumë se 50 raste me koronavirus për 100 mijë banorë në 7 ditët e fundit, ka njoftuar Qendra Kombëtare Epidem

Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 42 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sfiduesit i tij demokrat Joe Biden zhvilluan debatin e tyre të dytë dhe të fundit televiziv.

Një protestë e dhunshme është regjistruar gjatë mbrëmjes në Napoli, ku mijëra të rinj italianë kanë zbarkuar në rrugët e qytetit ndërsa j

Një shtetrrethim nate do të hyjë në fuqi në Madrid midis mesnatës dhe orës 06:00 të së shtunës, kur skadon bllokim dyjavor, njoftuan sot

Franca ka shënuar një tjetër rekord të infektimeve nga Covid në 24 orë, duke regjistruar  42.032 raste, ndërsa një ditë më parë ishin 41.

Hemisfera veriore është në një “moment kritik” të pandemisë nga Covid-19.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara tha të premten se po pezullonte përkohësisht të gjitha shërbimet për qytetarët amerikanë dhe a