Situata e këtyre ditëve në Republikën Demokratike të Kongos, veçanërisht në kufinjtë lindorë me Ruandën, është pothuajse e pakontrollueshme.

Pak ditë më parë ai cep i Afrikës, i njohur nga opinioni publik kryesisht për parkun e Virungës, u kthye në kryefjalën e ambienteve diplomatike botërore për shkak të atentatit ndaj ambasadorit italian Luca Attanasio, i vrarë së bashku me një karabinier dhe shoferin e tij.

Ditën e djeshme autoritetet e krahinës lindore, që në fakt kontrollojnë shumë pak nga zona kufitare e karakterizuar nga një xhungël e dendur dhe forca rebele ruandeze por edhe të vetë ushtrisë kongoleze, deklaruan se po në atë rrugë, pak kilometra më tutje, ishte vrarë edhe kryeprokurori ushtarak i asaj province, William Hassani.

Sipas burimeve lokale, Hassani ishte një nga personat që po hetonte dinamikat e vrasjes së diplomatit italian, dhe lidhja mes dy krimeve duket shumë e mundur.

Sipas autoriteteve, vrasja e prokurorit dhe plagosja e të paktën 12 personave që e shoqëronin është kryer nga elementë tashmë rebelë të divizionit 3416 të ushtrisë, që më shumë se të kontrollojnë territorin, tashmë bëjnë ligjin duke bastisur fshatrat dhe mjetet që kalojnë në atë zonë, që deri pak muaj më parë deklarohej si e sigurt.