Presidenti Donald Trump ka njoftuar se SHBA po do të heqë sanksionet ndaj Turqisë për ofensivën e saj të fundit kundër luftëtarëve kurdë në veri-lindje të Sirisë.

Lajmi vjen pasi Rusia dhe Turqia ranë dakord për të zgjatur armëpushimin përgjatë kufirit sirian, me vendosjen e trupave ruse.

“Njoftova Sekretarin e Thesarit që të heqë të gjitha sanksionet ndaj Turqisë që u vunë në 14 tetor në përgjigje ndaj ofensivës turke në Siri. Sanksionet do të hiqen deri sa nukndodh diçka që ne nuk jemi të kënaqur,” njoftoi ai në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Turmp tha gjithashtu se shpreson që armëpushimi të jetë i përhershëm dhe shtoi se kjo është një arritje ekskluzive e SHBA-së dhe se shtete të tjera thjesht kanë kontribuuar në këtë iniciativë.

Sanksionet e SHBA u vendosën javën e kaluar në përgjigje të ofensivës së fundit të Turqisë kundër luftëtarëve kurd, të cilët i konsideron si terroristë. Turqia dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” të thellë 30 km (20 milje) përgjatë anës siriane të kufirit.

Ofensiva e Turqisë filloi pas vendimit të papritur të Presidentit Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria veriore në fillim të këtij muaji.