Pas Covid-19, Bill Gates paralajmëron një rrezik më të madh për globin

05/08/2020 - 22:55

Ndërsa parashikimi i tij për rreziqet nga viruset më shumë se 5 vite më parë u duk gati profetik, Bill Gates përmes një publikimi në web siten e tij, ngre një tjetër rrezik, që sipas tij është edhe më i fuqishëm dhe më afatagjatë se Covid -19. Janë pikërisht ndryshimet klimaterike, që sipas Gates do të jenë edhe më keq se koronavirusi.

“Kriza globale ka shokuar botën. Ajo po shkakton një numër tragjik jetëhumbjesh. Njerëzit po përjetojnë vështirësi ekonomike që nuk janë parë në shumë gjenerata. Efektet janë të dukshme në të gjithë planetin. Natyrisht, unë po flas për COVID. Por në disa dekada, ky përshkrim do të përkojë me një tjetër krizë globale: ndryshimin e klimës.

Sado e tmerrshme të jetë kjo pandemi, ndryshimi i klimës mund të jetë më i keq. Unë e kuptoj se është e vështirë të mendosh për një problem siç është ndryshimi i klimës tani. Kur katastrofa na godet, është në natyrën njerëzore të shqetësohemi vetëm për plotësimin e nevojave themelore, veçanërisht kur një katastrofë është aq e keqe sa COVID-19.

Por edhe pse temperaturat në mënyrë dramatike më të larta diku në të ardhmen e bëjnë atë një problem të largët, mënyra e vetme për të shmangur rezultatet më të këqija të klimës është të shpejtojmë përpjekjet tona tani.

Ndonëse bota punon për të ndaluar koronavirusin e ri dhe fillon të shërohet prej tij, ne gjithashtu duhet të veprojmë për të shmangur katastrofën e klimës duke ndërtuar dhe aplikimi i inovacioneve që do të na lejojnë të eleminojmë emetimet e gazrave serë”, shkruan Gates.

Në analizën e tij, për ta bërë më të qartë dëmin që i vjen globit nga ngrohja globale, Gates jep një krahasim më Covid.

“Nëse doni të kuptoni llojin e dëmit që ndryshimet klimaterike do të sjellin, shikoni  COVID-19 dhe zgjateni për periudha shumë më të gjata efektin e tij. Humbja e jetës dhe dëmi ekonomik i shkaktuar janë të krahasueshme me ato çfarë do të ndodhin rregullisht nëse ne nuk reduktojmë emetimin e karbonit në botë”, shkruan Gates.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot në Turqi hyn në fuqi një ligj i ri që imponon kontroll të rreptë shtetëror ndaj mediave sociale, ligj i cili u miratua në fund të kor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Armeninë se do të japë llogari për luftën ndaj Azerbajxhanit.

Britania e Madhe po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Të paktën tre lëkundje tërmeti tronditën Kaliforninë të martën, për herë të dytë në tre ditë duke i lënë banorët të frikësuar se një tërm

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali.

Me vendimin që hyn në fuqi menjëherë, tre parqet ujore të Francës nuk do të mund të marrin ose të shumojnë më delfinë dhe orka.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, rap

Studiuesit në Helsinki kanë zhvilluar një teknikë me të cilën një kompjuter modelon perceptimin vizual duke vëzhguar sinjale nga truri i

Pas luftimeve të ashpra që shpërthyen të dielën midis forcave armene dhe azeriane, presidenti francez, Emmanuel Macron në një konferencë