Pas Italisë, shënohet rasti i parë me koronavirus në Danimarkë, Norvegji dhe Rumani

27/02/2020 - 08:09

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Danimarkë, Norvegji si dhe në Rumani. Pasi virusi vdekjeprurës shpërtheu frikshëm në Itali, ditë pas dite po shfaqen dhe rastet të reja në vendet europiane. Mësohet se në Norvegji, personi i prekur nga koronavirusi ishte kthyer nga Italia e Veriut, situatë e njëjtë kjo me Danimarkën.

Në një konferencë për shtyp, Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik, njoftoi se kushtet shëndetësore të pacientit, mosha dhe gjinia e të cilit nuk dihen, aktualisht janë të mira.

Kujtojmë se në Suedi rasti i parë u shfaq më parë. Ndërkohë në Itali deri më tani kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa të prekur janë mbi 400 persona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një infermiere 30-vjeçare në Belgjikë ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, duke u bërë viktima më e re në këtë shtet.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të hyjë në karantinë.

Gjatë konferencës ditore për shtyp paraditen e sotme, ekspertë të Shëndetësisë FPS dhe Komiteti Kombëtar i Krizave zbuluan zhvillimet më

Agjencia publike e shëndetit në Gjermani ka raportuar se deri më tani janë infektuar 57.298 persona në të gjithë vendin nga koronavirusi.

Koronavirusi vazhdon që të vrasë njerëz në mbarë globin, duke shtuar numrin e viktimave.

Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 23 në Turqi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 131.

Një video e transmetuar nga mediat italiane që mban datën 16 nëntor të vitit 2015 ka bërë bujë në mediat sociale, por indiferente nuk kan

Edhe në Holandë është rritur numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19.