Wuhan-i është kryeqytet i provincës Hubei dhe vendi ku dyshohet se lindi koronavirusi i ri, COVID-19. Aty u shënuan më shumë se 50 mijë raste me koronavirus.

Qyteti i Kinës, Wuhan, është hapur pjesërisht pas më shumë se dy muajsh izolim. Turma pasagjerësh u filmuan teksa arrinin në stacionin kryesor të trenave. Sipas raportimeve, njerëzit lejohen të hyjnë në qytet, por jo të largohen.

Një udhëtare tha: “Ka kaluar shumë kohë që prej herës së fundit kur isha në Wuhan. Për shkak të vendit nga vinim, ne, banorët e provincës Hubei, u përballëm me shumë diskriminim. Shpresoj që njerëzit të mos trajtojnë popullin e Hubeit si virus”.