Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson e konsideron Presidentin Donald Trump si një njeri të “padisiplinuar, që nuk i pëlqen të lexojë”. Sipas tij, Presidenti nuk lexon as raportet shtetërore të informimit dhe thotë se “kjo është ajo që unë besoj”. Ai gjithashtu ngriti disa shqetësime rreth gjendjes së dialogut politik amerikan në kohën e mediave sociale.

“Unë do të jem i sinqertë me ju, më shqetëson që populli amerikan duket se dëshiron të dijë kaq pak për çështjet, se ata janë të kënaqur me 128 karaktere“, tha ai, duke shtuar se kjo nuk do të thotë kritikë për Presidentin, i cili shpesh komunikon nëpërmjet mediave sociale.

Pas deklaratave, Presidenti Trump e konsideroi Tillersonin si budalla.

“Mike Pompeo është duke bërë një punë të mrekullueshme, jam shumë krenar për të. Paraardhësi i tij, Rex Tillerson, nuk kishte kapacitetin mendor të nevojshëm. Ai ishte budalla dhe unë nuk mund të shpëtoja prej tij më shpejt. Ai ishte shumë dembel. Tani është një lojë tërësisht e re, një frymë e madhe në Shtetin!”, shkruante Trump në Twitter.

Trump largoi nga detyra zt. Tillerson në mars pas një sërë grindjesh publike mbi politikën e Koresë së Veriut, Rusisë dhe Iranit, duke shkarkuar ish-shefin ekzekutiv të Exxon Mobil Corp në një postim në Twitter.

Përveç mosmarrëveshjeve politike, marrëdhëniet u tensionuan nga raportet që Tillerson e quajti privatisht Trump një “hajvan”. Duke folur në televizionin “CBS”, Tillerson tha se Trump ka kërkuar nga ai të bëjë gjëra që shkelin edhe ligjin dhe traktet.

Kur ai zgjodhi Tillerson për të shërbyer si sekretari i 69-të i shtetit, Trump e vlerësoi atë bujarisht duke thënë: “Qëndrueshmëria, përvoja e gjerë dhe kuptimi i thellë i gjeopolitikës i bëjnë atij një zgjedhje të shkëlqyeshme për sekretarin e shtetit”.