Pas protestave në Francë: Ligji i sigurisë do të rishikohet

01/12/2020 - 13:47

Dhjetëra mijëra vetë protestuan ditët e fundit në rrugët e Francës kundër reformimit të ligjit të sigurisë. Një nen i tij penalizon filmimin e policisë. Tani koalicioni qeveritar po dorëzohet.

Shumica qeveritare në Francë dëshiron të riformulojë nenin e diskutueshëm të ligjit të sigurisë, i cili kufizon filmimin e operacioneve policore: “Ne do të propozojmë një rishikim të plotë të nenit 24”, tha Christophe Castaner, lideri i partisë La République en Marche (LREM) në Asamblenë Kombëtare.

Merret në konsideratë edhe mungesa e mirëkuptimit të publikut dhe gazetarëve në lidhje me tekstin, tha ish-Ministri i Brendshëm. Dihet që ka ende dyshime.

Gjoba deri në 45.000 euro

Për javë të tëra ka pasur kritika të ashpra ndaj Nenit 24 të “ligjit global të sigurisë” të planifikuar, me të cilin qeveria pretendon të mbrojë policinë. Po të miratohet, publikimi i fotografive të punonjësve të sigurisë në operacione, të cilat kanë si qëllim dëmtimin e integritetit fizik ose mendor të oficerëve të policisë, mund të dënohet me deri në një vit burg dhe me një gjobë prej 45.000 euro.

Asambleja Nacionale e kishte miratuar tekstin tashmë javën e kaluar – tani radhën e ka Senati – dhoma e sipërme.

Tërheqja e kryeministrit

Kryeministri i Francës, Jean Castex njoftoi javën e kaluar se një komision i pavarur duhet të fillojë riformulimin e ligjit. Por kundër kësaj pati protesta të ashpra në parlament dhe Castex u tërhoq.

Në fundjavë pati një protestë të gjerë në të gjithë vendin kundër ligjit të propozuar. Dhjetëra mijëra dolën në rrugë vetëm në Paris. /DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zyrtarët afganë thanë se një automjet që transportonte punonjës afganë të ambasadës italiane në Kabul, është sulmuar me bombë.

Komisioni Evropian propozoi një paketë të re masash për kufizimin e udhëtimeve, me qëllim frenimin e përhapjes së llojit të ri të koronav

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador u bë lideri i fundit botëror i prekur nga koronavirusi, por siç tha ai, simptomat ishin

Takimi Greqi-Turqi i mbajtur ditën e sotme në Stamboll në lidhje me çështjen e detit ka përfunduar pas mbi 3 orësh bisedime.

Një diplomat i lartë është arratisur nga Koreja e Veriut dhe tashmë mësohet se është vendosur në Korenë e Jugut bashkë me familjen e tij.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, është afër dorëheqjes.

Shkencëtarët britanikë kanë theksuar se është thelbësore të njohim simptomat e infeksionit sa më shpejt të jetë e mundur me një lloj të r

Gjermania do të bëhet shteti i parë anëtar i BE-së që fillon përdorimin e trajtimit eksperimental me antitrupa, që ndihmuan ish-president

CNN i ka kushtuar një artikull të veçantë pasaportës së vaksinimit dhe lidhjes së saj me pushimet e ardhshme verore.

Presidenti dhe 4 futbollistët e Palmas Fútbol y Regatas, anëtarë në divizionin e katërt të futbollit brazilian, vdiqën këtë të diel në nj