Pas skandalit, dorëhiqet shefi i sigurisë së Facebook-ut

20/03/2018 - 17:56

   Skandali me përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve të Facebook për të ndikuar në zgjedhjet amerikane dhe Brexit ka shkaktuar dorëheqjen e parë.

Përgjegjësi për sigurinë e informacionit i rrjetit social Facebook, Alex Stamos, ka dhënë dorëheqjen për shkak të skandalit me “Cambridge Analytica”, një shoqëri e cila ka ndihmuar Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-s dhe fushatën pro Brexit, duke shfrytëzuar të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook.

Stamos në prononcimin e tij ka folur për “mosmarrëveshje të brendshme” lidhur me menaxhimin e çështjes “Fake News” nga drejtuesit e gjigandit të teknologjisë. Sipas asaj që raporton gazeta Nju Jork Tajms, ai është larguar me polemika të shumta dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Facebook që të tregojnë transparencë të plotë në aktivitetet dezinformuese të Rusisë në platformën e tyre.

Duket se të dhënat personale të 50 milionë përdoruesve të këtij rrjeti social janë filtruar nga kompania britanike e konsulencës dhe janë përdorur për të gjurmuar profile të votuesve me qëllim propagande si në SHBA ashtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar, në veçanti në favor të presidentit aktual të Amerikës. Përveç këtyre problemeve, Facebook ka pësuar rënie edhe në bursë duke humbur mbi 7% të vlerës.

Komisioneri britanik për Informacionin njoftoi se do të kërkojë një mandat kontrolli për serverat dhe të dhënat e përdorura nga kompania Cambridge Analytica. Drejtori ekzekutiv i saj është filmuar nga media britanike “Channel 4 News” duke treguar se mund të përdorë kurthe me femra nga Ukraina dhe shantazhe për të diskredituar politikanët. Me gjithë këto zbulime nga një kamerë e fshehtë, kompania britanike mohon të ketë vepruar në shkelje të ligjit.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Bashkimi Europian, duke e konsideruar të papranueshme përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve të Facebook për qëllime politike. Gjithashtu njoftoi se shumë shpejt do të veprojë për të mbrojtur qytetarët europianë nga keqpërdorimi i të dhënave të tyre në rrjetet sociale. /abcnews.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Senati amerikan miratoi sot pa asnjë kundërshtim, një rezolutë që e akuzon princin saudit të kurorës, Mohammed Ben Salmane përgjegjës të

Autori i sulmit në Strasburg është vrarë nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit, derisa po zhvillohej aksioni policor.

Takimi që pritej të ndodhte mes Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk do të ndodhë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Francës, Benjamin Griveaux, pas sulmit të armatosur në Strasburg, nga “jelekët e verdhë” kërkoi që të mos organiz

Turqia do të ndërmarrë nisma të reja për të shënjestruar financimin e mbështetësve të klerikut Fethullah Gulen jashtë kufijve të vendit.

Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 46 të tjerë u plagosën, pasi një tren i shpejtësisë së lartë u përplas me një tren lokal në kryeqytet

Kryeministrja britanike Theresa May i ka mbijetuar sonte një votim mosbesimi me 200 deputetë konservatorë të partisë që mbështesin udhëhe

Ish-avokati i presidentit Trump, Michael Cohen, u dënua me 3 vjet burg pasi u deklarua fajtor për një numër kriminesh lidhur me punën e t

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë tronditi Teneses në SHBA, gjatë orës 4 të mëngjesit të mërkurën.

Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se do të sfidonte lidershipin për Partinë e saj Konservatore me gjithçka kishte.