Pas thirrjes urgjente të Macron, Erdogan zbut tonet dhe del me njoftimin e papritur për tensionet me Greqinë: Kjo është zgjidhja

21/09/2020 - 10:46

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duket që i ka ulur tonet e larta dhe ka ndryshuar strategji përsa i takon mosmarrëveshjeve me Greqinë, në lidhje me kërkimet ne Mesdheun Lindor.

Dy postime në Twitter të Erdogan u bënë përshtypje të gjithëve, kur krejt papritur shkruan për zgjidhje diplomatike mbi situatën e krijuar, duke ulur tonet e lënë mënjanë demonstrimin e forcës.

“Turqia është një vend me histori mijëra vjeçare, shkruan ai në Twitter dhe shton se, pa dashur të krijojë probleme, do të vazhdojë t’i zgjidhë keqkuptimet me urtësi dhe mënyrë të kulturuar, duke marrë parasysh çdo kërkesë të sinqertë, me qëllim që t’i japë diplomacisë më shumë hapësire për zgjidhje nga te cilat të gjithë të dalin të fituar.

Postimet e presidentit turk në fakt duken si një përgjigje ndaj postimit të mëhershëm të presidentit francez, Macron, i cili i bënte thirrje Turqisë që të ulej në tryezë për një dialog të përgjegjshëm për t’i dhënë zgjidhje situatës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore italiane kanë raportuar 10,593 raste të reja me koronavirus në vend.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka lëshuar një paralajmërim për Joe Biden duke thënë se ai rrezikon një luftë të re të ftohtë nëse do të va

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dhënë sot dorëheqjen.

Rastet e konfirmuara me Covid-19 në mbarë botën kanë shkuar mbi 100 milionë.

Senati amerikan miratoi të hënën kandidaten e Presidentit Joe Biden për postin e sekretares së thesarit.

Joe Biden pohoi se beson që SHBA do të jetë në gjendje të administrojë një milion doza të vaksinës COVID-19 çdo ditë në rreth tre javët e

Kryeministri italian  Giuseppe Conte do të shkojë nesër në Pallatin Presidencial, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave për të dhënë d

Mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Gjermani.