Pas vullkanit, Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

10/12/2019 - 11:44

Një ditë pas shpërthimit të vullkanit, Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet i fuqishëm. Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 25 kilometra në jug të Gisborne, por u ndje në të gjithë vendin.

Megjithatë, institucionet sizmologjike në vend thonë se tërmeti nuk ka lidhje me shpërthimin e vullkanit një ditë më parë.

Vullkani shpërtheu në Ishullin e Bardhë duke lënë të vdekur 6 persona, ndërsa disa të tjerë raportohen të zhdukur. Shumë turistë ndodheshin në ishull në momentin e shpërthimit të vullkanit.

Ishulli i Bardhë në Zelandën e Re është një nga zonat me aktivitet të lartë vullkanik në këtë vend. Shpërthimi i tij i fundit më i madh ka qenë në vitin 2001, ndërsa vitet më vonë ka pasur shpërthime të vogla.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijon rritja e rasteve të reja me koronavirus në Itali.

Pyetja që të gjithë duan të një përgjigje: Sa kohë jemi të mbrojtur nga ri-infektimi me COVID-19, pasi të jemi shëruar nga sëmundja – dhe

Danimarka do të bëjë të detyrueshëm përdorimin e maskave mbrojtëse në të gjithë transportin publik, tha sot kryeministrja daneze Mette Fr

Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara ka refuzuar një rezolutë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e embargos ndaj armë

Mijëra turistë britanikë që kishin zgjedhur të pushonin në Francë, nxituan të kthehen në shtëpi në përpjekje për të evituar masat e karan

Një grup mjekësh gjermanë po studiojnë pasojat afatgjata tek pacientët me Covid-19.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) ka bërë thirrje për të mbledhur 10.3 milionë dollarë për të ndihmuar mbi 43 mijë punëtorë mi

Robert Trump, vëllai më i vogël i presidentit Donald Trump, është shtruar në spital në Nju Jork, konfirmoi sot Shtëpia e Bardhë.

Që nga 24 qershori, Italia ka shënuar në 24 orët e fundit, shifrën më të lartë të infektimeve nga Covid-19.

Bashkimi Evropian synon të rrisë presionin ndaj presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, si përgjigje ndaj shtypjes brutale të