Pasaportë e veçantë udhëtimi për të vaksinuarit në BE?

13/01/2021 - 17:43

Një dokument vaksinimi mund t’i lejojë njerëzit të udhëtojnë lirisht si para pandemisë. Propozimi është bërë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Layen, përmes kësaj letre që mban datën 12 janar.

Synimi është shpëtimi i sezonit turistik veror të këtij viti, duke tërhequr turistë të vaksinuar nga vendet europiane e më gjerë, duke u hequr atyre barrierat e karantinës disa ditore apo kostot e analizave të COVID-it, e po ashtu të nxisë skeptikët të vaksinohen.

Mediat gjermane shkruajnë se propozimi ka gjetur mbështetjen e Manfred Veberit, kreut të grupit më të madh europarlamentar, atë të Partisë Popullore Europiane, i cili propozon një samit virtual të krerëve të 27 shteteve europiane më 21 janar.

Për një pasaportë të tillë po diskutohet edhe në Britaninë e Madhe, ku për të vaksinuarit parashikohen lehtësira të shumta që nuk do t’i gëzojnë ata që nuk duan të vaksinohen. Lehtësirat për të vaksinuarit do të arrijnë deri atje sa të marrin pjesë nëpër grumbullime festive pa asnjë kufizim.

Qeveria britanike është më konkrete me planet e saj, pasi propozon një pasaportë dixhitale që do të jepet përmes një aplikacioni që është ende në zhvillim e që pritet të përfundojë në Mars.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, A

Politika italiane është tronditur pas një operacioni antimafia të zhvilluar të enjten, ku pjesë e hetimeve janë edhe drejtues të rëndësis

Në Itali kanë shpërthyer polemikat, pasi disa punonjës të shëndetësisë kanë marrë gabimisht solucion fiziologjik në vend të vaksinës anti