Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Pasi vendosi të mos përdorë vaksinën AstraZeneca, Danimarka do ia dhurojë vendeve të varfra

15/04/2021 - 19:33

Danimarka ka ndaluar injektimin në popullatë të vaksinës AstraZeneca, për shkak të frikës se ajo shkakton mpiksje të gjakut.

Shteti nordik, tanimë, është duke menduar që dozat që ka në dispozicion të vaksinave AstraZeneca, t’ia dhurojë shteve të varfra. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge.

“Dje fola me Soren Brostromin, drejtor i autoritetit shëndetësor danez dhe kuptova se Ministria e Jashtme është gati ose tashmë po shqyrton opsionet për të ndarë vaksinën AstraZeneca me vendet e varfra”, tha Kluge.

Kujtojmë se Danimarka këtë javë u bë vendi i parë që ndërpreu përdorimin e vaksinës AstraZeneca, ndërsa zyrtarët evropianë vazhdojnë të analizojnë dhjetëra raporte të mpiksjeve shumë të rralla të gjakut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila së bashku me agjencitë mjekësore britanike dhe evropiane vazhdojnë të rekomandojnë përdorimin e vaksinës, duke thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet, po bën gjithashtu presion që vendet të mos grumbullojnë vaksina nëse nuk i përdorin ato, raporton thelocaldenmark.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia ka shënuar 5,753 raste pozitive të koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë u shënuan 6.659 raste.

“Pyes veten: ku do të na çojë urrejtja dhe hakmarrja?

Ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi masën e izolimit të plotë që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Bashkimi Europian ka njoftuar se do të zhvillojë një video-konferencë të jashtëzakonshme online me ministrat e Jashtëm të BE-së të martën

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zg

Insitutit Kombëtar Italian të Shëndetit ka treguar se pesë javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit me Covid infeksioni është ulur me

Një automjet në Maryland, SHBA ka shpërthyer në flakë pasi shoferi vendosi të pastronte duart me dezinfektues teksa po pinte cigare.

Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar si Forcën e Mbrojtjes Izraelite ashtu edhe grupet e armatosura palestineze

Një udhëheqës i arratisur i mafias italiane është ekstraduar nga Spanja në Itali.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar shteteve të pasura të dhurojnë vaksina për vendet e varfra dhe të rishikojnë plane